Goditet banda e prostitutave në Itali, shqiptari e drejtonte nga burgu

Kronikë e zezë

Goditet banda e prostitutave në Itali, shqiptari e drejtonte nga burgu

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 22:04
Ilustrim

Policia italiane e qytetit të Firences ka shkatërruar sot një bandë shqiptare që merrej me trafikun e prostitucionit. 10 persona janë arrestuar mes të cilëve dhe dy femra. Arrestimet janë kryer në Itali, Francë e Shqipëri.

Hetimet e këtij operacioni kanë zgjatur rreth 1 vit e gjysmë nën drejtimin e prokurorit të Firences Leopoldo De Gregorio.

Sipas policisë italiane, në krye të kësaj bande qëndronte një 37 vjeçar shqiptar, i cili organizonte aktivitetin e bandës e kontrollonte biznesin e përfitimeve nga shfrytëzimi i prostitucionit nga një burg në Shqipëri ku vuan dënimin me akuzën e tentativës së vrasjes.

Vajzat që shfrytëzoheshin nga banda për prostitucion janë të gjitha me origjinë shqiptare e paguheshin nga klientët me 30-100 euro për çdo raport seksual.

Banda e shqiptarëve kishte në zotërim dy rrugë në periferinë veriore të qytetit të Firences e çdo prostitutë që nuk ishte nën kontrollin e bandës i kërkonin 300 euro në muaj për të punuar në territorin e mbrojtur nga ata, raporton “Ora News”.

Kryeprokurori i Firences Giuseppe Creazzo ka deklaruar sot “se po punohet ende për zbardhjen e plotë të aktivitetit të bandës.

Gjatë ditëve në vazhdim do të merren në pyetje vajzat e shfrytëzuar për të zbuluar krimet e tjera me të cilat është përfshirë kjo bandë kriminale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat