Përplasi makinën e Policisë/ Ja kush është djali i Artur Bardhit

Kronikë e zezë

Përplasi makinën e Policisë/ Ja kush është djali i Artur Bardhit

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 19:29
Kejvi Bardhi

Kejvi Bardhi është 20-vjeçari që shkaktoi një aksident rrugor ku u përplas me një makinë Policie në aksin Fushë Krujë-Milot. 

U bë e ditur se bëhet fjalë për djalin e kreut të Bashkisë sëLaçit, Artur Bardhi.

Bardhi po ecte me shpejtësi të madhe duke godit nga pas makinën e Policisë, e cila ishte e parkuar për të matur shpejtësinë e udhëtarëve me radar.

Aksidenti ka ndodhur në Kryqëzimin e Patogut, ku të plagosur mbetën të plagosur tre persona që udhëtonin me Bardhi dhe punonjësi i Policisë, i cili u dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

20¬vjeçari ka qenë futbollist profesionist ku që prej 2013 dhe deri pak muaj më parë aktivizohet me ekipin e Laçit, edhe pse në total ka luajtur vetëm një ndeshje nga fillimi dhe 20 të tjera si zëvendësues. 

Ndërkohë, në rrjetet sociale i riu shfaqet me makina luksoze duke treguar se ato janë dhe pasioni i tij përveç futbollit.

Madje, kreu i Bashkisë së Laçit që përfaqëson Partinë Socialiste, shfaq dhe simpatinë e tij për Partinë Demokratike pavarësisht se çfarë përfaqëson babai i tij.

Artur Bardhi ishte fitues në garën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013 për Bashkinë Kurbin. Emri i tij u përfol mjaft gjatë procesit të dekriminalizimit, ku rezultoi se kishte përdorur katër emra: Gentian Lila, Altin Tanushi, Gent Bushi, në Bashki e njohin dhe firmos si Artur Bardhi, ndërsa në certifikatë është Artur Ndoi, i biri i Ndues dhe Gjelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat