Kapet 1 ton hashash në një magazinë në Greqi, 6 shqiptarë në pranga

Kronikë e zezë

Kapet 1 ton hashash në një magazinë në Greqi, 6 shqiptarë në pranga

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 18:03
Ilustrim

Një magazinë me hashash është sekuestruar ditën e sotme në Greqi.

Mediat greke njoftojnë se janë sekuestruar plot 1 ton hashash në një punishte në Afidnes, ndërsa në pranga janë vënë 6 shtetas shqiptarë dhe një grek, të cilët dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale.

Mësohet se një pjesë e drogës ishte bërë gati për tu transportuar me një kamion për tu hedhur në treg.

Aksioni i policisë erdhi pasi dyshimeve të transfertave të mëdha të parave të personave që kishin në pronësi magazinën.

Sakaq, mediat greke shkruajnë se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion vendet e tjera Europiane.

Vetëm pak ditë më parë, në Krujë u sekuestruan 1.3 tonë kanabis në një punishte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat