21 vjeçari u plagos sapo doli nga banesa, por arrestohet bashkë me të atin

Kronikë e zezë

21 vjeçari u plagos sapo doli nga banesa, por arrestohet bashkë me të atin

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:36
Ilustrim

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me plagosjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Dritan Gjeldiu, rreth orës 11:30 është dërguar në spital i plagosur më armë zjarri në dorë dhe në këmbë dhe nga deklarimet e para që ka dhëna para grupit hetimor ka deklaruar se sapo ka dalë banesa është qëlluar në drejtim të tij.

Po ashtu, burime nga policia bëjnë me dije se ai të ketë deklaruar se nuk mban mend asgjë nga ngjarja.

Policia ka shkuar në banesën e ti dhe nga kontrolli që i është ushtruar shtëpisë së tij është gjetur një sasi e konsiderueshme municionesh.

Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i një armë zjarri, pushkë model 56, kalibri 7.62 mm dhe 29 fishekë dhe një armë zjarri automatik model 56 kalibri 7.62mm, tre krëhra automatiku si dhe 38 fishekë.

Për ngjarjen në fjalë, 21-vjeçari Gjeldiu është arrestuar me akuzën e moskallëzimit të krimit pasi në momentet e para nuk ka treguar për rrethanat e ngjarjes.

Po ashtu është arrestuar edhe babai i tij, Ramazan Gjeldiu për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat