1 vjet burgim me kusht për policin që pranoi ryshfet prej 100 eurosh

Kronikë e zezë

1 vjet burgim me kusht për policin që pranoi ryshfet prej 100 eurosh

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 11:53
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar me 1 vit dënim me kusht për pjesëtarin e Policisë, i cili kishte pranuar ryshfet prej 100 eurosh.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka  shpallur  aktgjykimin  në çështjen penale ndaj të akuzuarit V.G për veprën penale në bashkëkryerje Marrja e ryshfetit  nga neni 343 par.2 lidhur me nenin 23 të KPRK-së dhe ka shpallur fajtor të akuzuarin sepse, me datë 18.06.2012, rreth orës 20:30, në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Sllatinë, në pozitën e pjesëtarëve të policisë së Kosovës-Njësia e Trafikut Rajonal-patrollë, në bashkëveprim me të pandehurin  H. K kanë kërkuar në emër të ryshfetit shumën e të hollave prej 300 euro kurse kanë marrë ryshfet para në shumën prej 100 euro, nga i dëmtuari F.H me ç’rast të njëjtit nuk i kanë shqiptuar tiketë ndëshkuese, për shkak të kundërvajtjes së shkaktuar në komunikacion,me çka ka kryer vepër penale në bashkëkryerje Marrja e ryshfetit  nga neni 343 par.2 lidhur m e nenin 23 të KPRK”, thuhet në njoftim të Gjykatës.

Gjykata njofton se bazuar në nene, të akuzuarit i është shqiptuar dënimi prej 1 vit burgim me kusht.

“Andaj, gjykata, në bazë të neneve 7, 17, 21, 41,42, 49, 50, 51, 73, 74 të KPRK-së ,nenit 365 dhe366 të KPP, i shqiptoi dënim me kusht në kohëzgjatje prej 1 (një) viti i cili nuk do të ekzekutohet, nëse brenda afatit prej 2 (dy) viteve  nuk do të kryejë vepër të re penale”, vazhdon njoftimi.

Po ashtu, Gjykata bën të ditur se i akuzuari tjetër H.K gjendet në arrati, për të njëjtin është lëshuar urdhër arrest  dhe është veçuar procedura ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat