Polici i burgut qëllon me armë i dehur

Kronikë e zezë

Polici i burgut qëllon me armë i dehur

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 11:31
Ilustrim

Policia ka arrestuar një efektiv të burgut të Fierit, për prishje të qetësisë publike. Në pranga të bluve përfundoi Sadjol Kardhashi, 24 vjeç, banuese në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, nën efektin e alkoolit, ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit tip pistoletë. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat