Shiti produkte të një firme me vlerë 10 mijë euro, kapet i dyshuari

Kronikë e zezë

Shiti produkte të një firme me vlerë 10 mijë euro, kapet i dyshuari

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 10:53
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë, i cili besohet se ka shitur produktet e një firme, me ç’rast ka dëmtuar këtë të fundit me vlerë prej 10 mijë euro.

Këtë, sipas policisë, i dyshuari e ka bërë këtë në bashkëpunim me një shok po ashtu të dyshuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në bashkëpunim me një shok –të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, kanë tërhequr para dhe kanë shitur produktet e një firme ku punonin pa i evidentuar duke e dëmtuar firmën në vlerë rreth 10 000 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat