Një 20 vjeçar i vdekur, dy në gjendje kome nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Kronikë e zezë

Një 20 vjeçar i vdekur, dy në gjendje kome nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 10:09
Aksidenti

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë të lënduar pas një aksidenti rrugor në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ditën e martë rreth orës 23:00.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur në fshatin Sekiraqë, ndërsa shkaktarë dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë gjatë vozitjes.

Personat e lënduar janë meshkuj, përderisa viktima ishte i moshës 20 vjeçare.

Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat