Tentoi të korruptonte policin, shoqërohet në komisariat

Kronikë e zezë

Tentoi të korruptonte policin, shoqërohet në komisariat

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 08:54
Ilustrim

Një 31-vjeçar i identifikuar si Rajeld Zani është shoqëruar nga policia në Kuçovë, pasi tentoi të korruptonte policin rrugor duke i ofruar 10 mijë lek. Ai po udhëtonte në aksin rrugor Kuçovë-Frashër me kamionin e tij tip “Volsvagen”

“Në momentin kur punonjësi i policisë rrugore do t’i plotësonte masën administrative për mosrespektim të sinjalizimit rrugor, drejtuesi i mjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke i ofruar 10.000 (dhjetë mijë lekë të rinj). Menjëherë punonjësit e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasit Rajeld Zani”, sqaron policia.

Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat