21-vjeçari qëllohet me armë zjarri në Tiranë

Kronikë e zezë

21-vjeçari qëllohet me armë zjarri në Tiranë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 23:53
ilustrim

Një 21-vjeçar në Tiranë është qëlluar me armë zjarri duke mbetur i plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri ka shkuar në spital me plagë plumbi në dorë dhe në këmbë.

Ai është identifikuar si D.Xh, ndërkohë që sipas policisë ka dyshimet që ai të jetë plagosur në zonën e Tufinës në një lokal.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat