Gjenden 1050 euro të falsifikuara në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjenden 1050 euro të falsifikuara në Prishtinë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 12:16
Ilustrim

Gjate ditës së hënë në Prishtinë, janë raportuar tre raste në lidhje me monedha të falsifikuara.

Tre banka në lagjen Veterrnik në Prishtinë, kanë deklaruar që persona të dyshimtë kanë deponuar para të falsifikuara, dy në vlerë nga 500 euro, dhe një në vlerë prej 50 euro, thuhet në raportin e policisë.

Monedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat