E rrahin në kafiteri me shufër metalike

Kronikë e zezë

E rrahin në kafiteri me shufër metalike

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 11:55
Ilustrim

Në Gjakovë një person është rrahur në kafiteri nga tre të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Sadik Stavileci”, në Gjakovë ku sipas Policisë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar një shufër metalike e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat