10 vjeçari po ecte me biçikletë, aksidentohet për vdekje

Kronikë e zezë

10 vjeçari po ecte me biçikletë, aksidentohet për vdekje

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 10:45
Ilustrim

Ditën e djeshme një fëmijë 10-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një automjet në rrugën e fshatit Prush, Tiranë.

42-vjeçari, Ilir J. ka aksidentuar me një automjet tip “Dacia” fëmijën që po ecte me biçikletë.

Fëmija u dërgua në spital, por s’ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

 Drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe momentalisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 Policia po heton për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat