Përplasja me armë në Vlorë: 2 persona në pranga dhe 1 në kërkim

Kronikë e zezë

Përplasja me armë në Vlorë: 2 persona në pranga dhe 1 në kërkim

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 10:43
Ilustrim

Dy në pranga dhe një në kërkim është bilanci i përplasjes me armë i ndodhur dje në Vlorë, ku një person mbeti i plagosur me armë në një lokal në lagjen “Pavarësia”.

Burime nga policia lokale e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Olgert Shehun dhe Hajri Xhaferrin, si dhe kanë shpallur në kërkim Klevis Gjahtarin, 29 vjeç.

Po sipas të njëjtave burime, Shehu dhe Gjahtari akuzohen edhe për grabitje me armë në qytetin e Vlorës, pasi akuzohen për grabitjen e një makine BMW, 500 eurove dhe marrjen e disa bizhuterive qytetarit me inicialet F.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat