60 vjeçari humb jetën në aksident, drejtuesi i mjetit braktis vendngjarjen, kapet në flagrancë

Kronikë e zezë

60 vjeçari humb jetën në aksident, drejtuesi i mjetit braktis vendngjarjen, kapet në flagrancë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 20:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një këmbësor humbi jetën mbrëmjen e sotme në aksion kombëtar Tiranë – Durrës

Bëhet me dije se 60 vjeçari ende i paidentifikuar humbi jetën pas plagëve të marra, ndërkohë shoferi u kap në flagrancë pasi braktisi vendin e aksidentit.

“Më datë 17.10.2016, rreth orës 19:05, në rrugën dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës, pranë një qendre tregtare, një automjet  me targa AA 730 MP që  drejtohej nga shtetasi A. M., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili  ka ndërruar jetë në moment si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat