Durrës, 52-vjeçari vdes tragjikisht në vendin e punës

Kronikë e zezë

Durrës, 52-vjeçari vdes tragjikisht në vendin e punës

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 17:16
Ilustrim

Një mesoburrë ka humbur jetën sot në Durrës, në vendin e tij të punës.

Rreth orës 08:10 të mëngjesit të sotëm, është transportuar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit 52-vjeçari A.Ç., banues në Shkozet.

Teksa ka qenë me detyrë roje, në një mobilieri që po ndërtohet në Shkozet, 52-vjeçarit i ka rënë sipër porta e hekurit të ndërmarrjes, ku si pasojë ka gjetur vdekjen.

Kanë qenë punonjësit e tjerë ata që kanë parë skenën dhe i kanë ardhur në ndihmë 52-vjetarit, por që nuk ka arritur të mbijetojë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, që paraprakisht mendohet të ketë qenë aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat