Kapen me drogë, dy vlonjatë në pranga

Kronikë e zezë

Kapen me drogë, dy vlonjatë në pranga

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 10:55
Ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga një ditë më parë pasi janë kapur me një sasi kanabis sativa.

Burime nga policia thanë se një ditë më parë kanë vënë në pranga Eduart Dulajn 42 vjeç dhe Stiliano Arizi, 32 vjeç, të dy banues në Vlorë, sepse dy ditë më parë në orën 22:30, në Tërbaç, në mjetin tip “Land Rover”, me targë AA151HL, ju gjetën dhe u bllokuan me cilësinë e provës materiale 25 kg. e 300 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Pas arrestimit dy të rinjtë janë dërguar në qeli, ndërsa përballen me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat