Aksident i rëndë: Vetura hedh në ajër gruan (+18)

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë: Vetura hedh në ajër gruan (+18)

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 18:04
Aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak momentesh në Laprakë, ku një makine tip Mini Cooper ka përplasur një grua të moshës rreth 40-45 vjeç, të paidentifikuar ende.

Aksidenti ishte i rëndë dhe sipas dëshmitarëve nga përplasja e fortë gruaja është hedhur në ajër dhe më pas ka përfunduar në tokë.

Raportohet se makina po lëvizte me shpejtësi rreth 50 km/h ndërsa kalimtarja ishte duke kaluar rrugën vetëm 10 metra larg vijave të bardha. Ky është një informacion paraprak që mbërrin nga dëshmitarët, por qe nuk është ende zyrtar.

Mësohet se fatkeqësisht gruaja ndërroi jetë në spital. Ambulanca erdhi pas rreth 20 minutash në vendngjarje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat