Dy ashkalinjë alarmuan për bombë komunën e Ferizajt

Kronikë e zezë

Dy ashkalinjë alarmuan për bombë komunën e Ferizajt

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 11:06
ilustrim

Dy të dyshuar meshkuj të komunitetit ashkali, kanë alarmuar dje komunën e Ferizajt për një raportim mbi një mjet të dyshuar

Mjeti i dyshuar ishte raportuar në afërsi të Kuvendit komunal të Ferizajt. Njësiti për deminim i Policisë së Kosovës kishte dalë në vendin e ngjarjes, dhe pas verifikimit ishte konstuar se është veç një pako me mbeturina.

Pas kësaj, policia ishte vënë në kërkim të të dyshuarve dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj të komunitetit ashkali, për të cilët besohet se kanë inskenuar rastin.

Me vendim te prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat