Luajti ‘Ruletën ruse’, kështu u vra Pudja në Shën Gjergj

Kronikë e zezë

Luajti ‘Ruletën ruse’, kështu u vra Pudja në Shën Gjergj

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 20:26
Besnik Pudja

Një lojë guximi me pistoletë i mori jetën shtetasit Besnik Pudja 36 vjec, që u gjet i pajetë me një plagë arme në kokë, 1 javë më parë në fshatin Shëngjergj. Ditën e sotme u zbardh plotësisht skenari sesi Besnik Pudja nga Shkoza humbi jetën në fshatin Kollogjesh të Shëngjergjit.

Burime nga policia bënë të ditur se gjithçka ndodhi për shkak të një loje me pistoletë, me të cilën Besnik Pudja, luante vazhdimisht. “Besnik Pudja u vetëvra aksidentalisht”, thanë burimet nga policia duke hedhur dritë mbi ngjarjen në fjalë.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për një pistoletë të tipit TT, që nuk zbraste nëse tyta e armës ngjishej mirë pas trupit. Nga marrja në pyetje e 3 miqve të Pudja, që ndodhen në paraburgim për moskallzim krimi, mësohet se 36-vjeçari herë përdorte plumba që nuk plasin, por herë-herë e mbushte pistoletën dhe me plumba të vërtetë.
“Pudja luante vazhdimisht një lojë guximi me pistoletën. E mbushte me plumba dhe më pas e vendoste duke e ngjeshur fort në kokë. Aty lëvizte këmbëzën duke menduar se nuk do të shkrepte. Këtë lojë guximi, e kishte bërë dhe me miq, duke ua vënë pistoletën në kokë dhe duke e shkrepur”.

Nga hetimet e kryera, pistoleta nuk zbrazi kurrë, deri në momentin e para pak ditëve, kur Pudja e vuri në kokë dhe luajti sërish, ‘Lojën e guximit’.
“Kemi informacione që Besnik Pudja e vuri pistoletën në kokë dhe kreu shkrepje me armën e prishur”.
Dyshohet se Pudja mund të ketë ngatërruar dhe plumbat, theksohet nga hetimet.

Ndërkohë, Besnik Pudja dhe tre shokët e tij ishin kultivues të rreth 3000 rrënjëve kanabis në fshatin Urë, Kollagjesh.

Arrestohen 3 persona për moskallëzim krimi e kultivim kanabisi
Policia po hetonte prej ditësh për trupin e pajetë me plumb në kokë që u gjet në Shën Gjergj.

Sot, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit e shpallur në kërkim, Halit Dusha, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Kurse një ditë më parë, në prangat e policisë kanë rënë Alges Liçi, 19 vjeç, banues në Tiranë si dhe Dritan Buzo, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Sipas Policisë, ndalimi i këtyre shtetasve është bërë për arsye se keta dyshohet të kenë qenë të pranishëm në ngjarjen ku dyshohet se ka vrarë veten shtetasi Besnik Pudja. Nga hetimet e kryera këta dy shtetas kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe janë përpjekur për ta fshehur atë.

Ekspertiza mjeko-ligjore
Besnik Pudja është gjetur i pajetë më 7 Tetor rreth orës 14:00 me një plagë me armë zjarri në fshatin Kollogjesh të Komunës Shën-Gjergj në Tiranë.
Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, i vrari Pudja, kishte një plagë me vrimë hyrëse në pjesën pranë veshit nga pas kokës dhe dalëse në pjesën pranë syrit.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, policia gjeti trupin e viktimës, i cili ishte qëlluar me armë zjarri. Po ashtu aty pranë trupit ishte edhe një armë zjarri pistoletë “TT”, e mbushur.
 
Nga kqyrja, policia vuri re se se arma kishte kryer një qitje nisur edhe nga fati se i vrari ishte qëlluar një herë në kokë. Viktima sipas policisë kishte marrë një plagë në kokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat