Cërrik, digjet elektriçisti, mjekët kërkojnë ndërhyrje të specializuar në Itali

Kronikë e zezë

Cërrik, digjet elektriçisti, mjekët kërkojnë ndërhyrje të specializuar në Itali

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 15:23
Ilustrim

Një elektriçist është djegur në krye të detyrës në Cërrik, duke marrë plagë të rënda në trup. Sipas informacioneve bëhet fjalë për elektriçistin E. S, i cili ka rënë në kontakt me tensionin e lartë teksa ishte duke rregulluar një avari të një kabine elektrike.

Elektriçisti është sjellë në Spitalin e Traumës në repartin e djegieve në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Duke parë gjendjen shëndetësore të elektriçistit, mjekët kanë kërkuar transportin dhe ndërhyrjen më të specialisuar në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat