Policia Kufitare e Durrësit dhe agjentët e Antidrogës në port, mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar Jurgen Markun, 25 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte fshehur 11 kg kanabis në dyshemenë e makinës.
Policia tha se arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në portin e Durrësit të automjetit Benz, Fuoristradë, me targa AA 503 OZ, në dyshemenë e mjetit, poshtë dy sedileve, u gjetën18 pako të mbështjella me celofon me rreth 11 kg marihuanë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a dhe 22 të Kodit Penal.