Rrahen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Rrahen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 08:51
Ilustrim

Dy shqiptarë janë rrahur dje pasdite në veri të Mitrovicës, nga një grup të rinjësh që dyshohet të jenë serbë, bëjnë të ditur burime.

Sipas këtyre burimeve, viktimat pasi kanë dalë nga barnatorja ‘Panta Ren’ që ndodhet në rrugën ‘Kral Petar’ në veri të qytetit, janë sulmuar pa asnjë shkas nga një grup prej disa personash, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar në spital.

Mësohet se autorët dhe motivi i këtij sulmi akoma nuk dihen, ndërsa, policia është duke zhvilluar hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat