Skafi me drogë në Leçe, zbulohen emrat e 4 shqiptarëve të arrestuar

Kronikë e zezë

Skafi me drogë në Leçe, zbulohen emrat e 4 shqiptarëve të arrestuar

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 22:31
Ilustrim

Zbulohet identiteti  i 4 shqiptarëve në operacionin e ditës së djeshme

Emrat e 4 skafistëve shqitparë të arrestuar në San Kataldo të Lecçs me 300 kg marijuanë në gomone janë:  Gentian Danaj 39 vjeç,, Milo Aulon29 vjeç, Edmond Dalipaj 39 vjeç dhe Bruno Sotaj 29 vjeç

Shqiptarët u arrestuan si pasojë e një operacioni ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar mes policisë së shtetit shqiptar dhe policisë italiane

Më herët ditën e sotme në selinë Qendrore të Komisariatit të Policisë së Leçes u zhvollua konferenca e shtypit mbi operacionin e sekuestrimit gjatë ditës së djeshme të rreth 300 kg marijuanë e trafikuar me gomone nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas Policisë së Leçes, 3 prej të 4 të arrestuarve shqiptarë ishin të përfshirë në botën e krimit, ndërsa personi i katërt me precedent penal.

Katër shtetasit shqiptarë u  arrestuan në flagrancë ndërsa po udhëtonin drejt qytetit të Lecces me një makinë ku ishte lidhur një gomone, dhe nën shoqërimin e një automjeti tjetër.

Dy automjetet dhe gomonia u ndaluan në rrugën provinciale S.P. 374 në drejtim të Leçes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat