Një pikë karburanti në zonën e Selitës në Tiranës është grabitur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Raportohet se autorët kanë qenë të armatosur dhe kanë marrë xhiron ditore.
Asnjë person nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, kurse grupi hetimor po punon për identifikimin e tyre.