Joshte femrat për prostitucion burg 26-vjeçarit me Ferrari

Kronikë e zezë

Joshte femrat për prostitucion burg 26-vjeçarit me Ferrari

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 16:12
Dario Prifti

U arrestua nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg 26-vjeçarin, Dario Prifti.
 
Prifti u prangos nga policia e Tiranës pas kallëzimit që ndaj tij bëri e dashura se do ta trafikonte për prostitucion.
 
Në momentin e arrestimit Priftit ju sekuestrua një fuoristradë "Porsche Cayen" dhe një veturë "Ferrari" ndërsa në gjykatë ato rezulton se si përkisnin Priftit por personave të tjerë nga Durrësi e Laçi.
 
Ndërkohë avokati i Priftit, Detar Hysi, kërkoi nga gjykata lirimin e të riut me pretendimit se po shkelen të drejtat e njeriut pasi kallëzimi nga e dashura e 26-vjeçarit është tërhequr dhe ndaj tij s'ka më asnjë akuzë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat