Aksion policor në Tetovë, arrestohen 27 punëtorë krahu

Kronikë e zezë

Aksion policor në Tetovë, arrestohen 27 punëtorë krahu

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 12:22
Ilustrim

Zyrtarët policor në Sektorin për punë të brendshme në Tetovë sot midis orës 6 deri në orën 8 kanë zbatuar një kontroll në Tetovë, Xhepcishtë dhe Bogovinë për zbulimin e nënshtetasve të huaj që pa leje janë duke qëndruar ose punuar në rajon.

Gjatë kontrollit të realizuar në disa lokacione janë gjetur dhe arrestuar 27 nënshtetas shqiptar të moshës nga 18 deri me 51 vjet, shumica nga Librazhdi, Pogradeci, Kukësi, Korça dhe vendet tjera.

Shtetasit shqiptar në mënyrë të pa lajmëruar kanë qëndruar dhe punuar ose kanë kërkuar punë në rajon dhe pas qëndrimit të shkurtër në SPB Tetovë, ata janë dërguar në një departament tjetër për procedurë të mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat