Përmbytjet në Laç, humb jetën një 48 vjeçar

Kronikë e zezë

Përmbytjet në Laç, humb jetën një 48 vjeçar

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 07:52
Laç

Si pasojë e reshjeve të shiut të rëna gjatë gjithë ditës së dje në qytetin e Laçit humbi jetën një 48 vjeçar.

Policia e Lezhës njoftoi se rreth orës 23:40 të mbrëmjes së të hënës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut,  në vendin e quajtur “Kodra e Bushit” në Laç, në një kanal ka gjetur vdekjen shtetasi Kol Menga, rreth 48 vjeç,  banues në Laç –  Kurbin.

Blutë e Lezhës informojnë se nga kryerja e veprimeve  hetimore rezulton se ngjarja ka  ndodhur në mënyrë aksidentale si pasojë  e mbytjes në  ujë .

Po ashtu policia njofton se në këtë situatë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut , në Laç janë angazhuar forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me  grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ndihmën në evakuimin e banorëve si dhe në çdo rast tjetër në nevojë.

Gjashtë familje janë evakuuar në Milot si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, pasi banesat e tyre rrezikohen nga përmbytjet, ndërsa nga uji rrezikohet të përmbytet edhe nënstacioni elektrik.

Shirat e orëve të fundit në Laç sollën përmbytjen e 50 banesave dhe bizneseve pasi përroi që përshkon mes për mes qytetin ka dalë nga shtrati si pasojë e shirave të shumtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat