Super-vjedhje në Elbasan...merr biçikletën në mes të ditës, pa i rënë në sy askujt

Kronikë e zezë

Super-vjedhje në Elbasan...merr biçikletën në mes të ditës, pa i rënë në sy askujt

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 23:30
Pamje nga video

Ditën e sotme, në qytetin e Elbasanit ka ndodhur një vjedhje. Ngjarja e pakëndshme ndodhi rreth ores 13:30 të drekes, në mes të ditës.

Vjedhja ndodhi në një lokal pranë bashkisë së Elbasanit. Ajo që të habit më shumë është fakti se hajduti ka hyrë në mes të ditës, në një vend ku kishte njerëz dhe ka shkuar në një pjesë pak më të fshehur të lokalit. Aty ka marrë një biçikletë dhe është larguar pa i hyrë gjemb në këmbë. Sipas stafit të lokalit, biçikleta kishte një vlerë rreth 10 mijë lekë te reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat