Policia ka arrestuar një të dyshuar në Mitrovicë pasi që kishte kanosur policët e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bislim Bajgora” ku sipas policisë i dyshuari nën ndikim të alkoolit ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës.
I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje.