Bjellorusi, një person vret një femër me sëpatë

Kronikë e zezë

Bjellorusi, një person vret një femër me sëpatë

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 15:13
Ilustrim

Një person i ri i armatosur me sëpatë dhe sharrë elektrike i ka sulmuar njerëzit në një qendër tregtare në kryeqytetin Minsk në Bjellorusi, duke e vrarë një femër dhe plagosur një tjetër. Zyrtarët i thanë programit për Bjellorusi se sulmi i djeshëm ka ndodhur në qendrën tregtare “Europa” në Minsk.

Më vonë policia e ka arrestuar të dyshuarin, që është përshkruar si 17 vjeçar, shtetas bjellorus. Policia tha se videoincizimet e kamerave vëzhguese tregojnë se sulmuesi e kishte sjellë sëpatën dhe sharrën elektrike në një çantë për kitarë. Autoritetet thanë se gruaja e plagosur, 46-vjeçare, po trajtohet në një spital në Minsk, pasi ishte goditur me sëpatë në krah dhe gjoks, shkruan Rel. Policia nuk ka bërë komente të menjëhershme për motivet e të dyshuarit për këtë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat