Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Ferizaj, njësia policore ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin mashkull shqiptar i moshës së mitur, pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar 9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Në njoftim të Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./BS/