Vajza e akuzoi për përdhunim, fieraku: Kur i futa duart mendova se ishte gruaja

Kronikë e zezë

Vajza e akuzoi për përdhunim, fieraku: Kur i futa duart mendova se ishte gruaja

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 22:16
ilustrim

Policia e Fierit ka vënë në pranga Altin Xhafën, babain që u akuzua nga vajza e mitur se kishte abuzuar seksualisht me të. Denoncimi i 14-vjeçares ka tronditur opinionin në qytetin e Fierit, ndërsa Xhafa kishte rreth një vit që ishte ndarë nga bashkëshortja.

E mitura, e cila jetonte me të ëmën, ka thënë në policinë e Fierit se i ati veçse e ka dhunuar fizikisht, edhe ka abuzuar seksualisht me të.

Edhe më i rëndë ka qenë rrëfimi i 45-vjçarit, i cili ka deklaruar se një vit më parë, teksa flinte kishte prekur vajzën në organet gjenitale duke menduar se ishte bashkëshortja.

Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur ndërkohë që ai ishte në gjumë, dhe pa dashje duke menduar se ishte bashkëshortja e tij ka prekur vajzën në organet gjenitale.

Ende nuk dihen arsyet se përse vajza ka vendosur që ta denoncoi këtë rast pas një viti, por mendohet se ajo ka rrëfyer ngjarjen vetëm pasi babi është larguar në shtëpia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat