6 shqiptarë ndalohen në Brazil, qëndruan 4 ditë në kontenierin e anijes

Kronikë e zezë

6 shqiptarë ndalohen në Brazil, qëndruan 4 ditë në kontenierin e anijes

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 21:59
Gjashtë shqiptarët

Gjashtë shqiptarë janë kapur nga policia braziliane, derisa po tentonin të shkonin ilegalisht në Kanada.

Ledion Taka, 37-vjeç, Permet Behluli 25-vjeç, Shaqir Serjani 28-vjeç, Adnand Feka 34-vjeç, Rezart Kruja 27-vjeç dhe Erin Fekollari 26-vjeç janë shqiptarët të cilët sipas mediave vendase  kanë udhëtuar fillimisht për në Spanjë dhe më pas kanë hipur në anije për në Brazil me qëllim përfundimtar Kanadanë.

Ata kishin qëndruar 4 ditë në një kontenier, në afërsi të Marsejës.

Ata i kanë deklaruar policisë se kishin dalë  nga kantieri për shkak se u ishte mbaruar ushqimi, ndërsa u zbuluan përfundimisht nga policia.

Konsullata shqiptare pritet të konfirmojë shtetësinë e të ndaluarve dhe do të sigurojë burimet e nevojshme për riatdhesimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat