37-vjeçari u rrëmbye në mes të ditës në Sarandë. Bashkëshortja: Përse po zvarritet çështja?

Kronikë e zezë

37-vjeçari u rrëmbye në mes të ditës në Sarandë. Bashkëshortja: Përse po zvarritet çështja?

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 07:39
Marjeta Lamaj

Viktor Islami është i vetmi i arrestuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e 37-vjeçarit Ridvan Lamaj, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë prej 16 muajsh. Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se nuk e njeh Ridvan Lamajn, por bashkëshortja e tij thotë të kundërtën.

Në një intervistë për ‘News24’ Marjeta Lamaj, nënë e dy fëmijëve 5 dhe 12 vjeç, deklaron së i arrestuari e njeh mirë bashkëshortin e saj dhe se mund të zbardhë gjithçka.

“Ai person thotë që nuk e njeh bashkëshortin tim. Ai e njeh shumë mirë, sepse kanë ardhur i kanë rënë derës këtu në shtëpi dhe kam qenë unë ajo që kam hapur derën dhe i kam dhënë telefonin që të fliste me bashkëshortin tim. Ai e njeh shumë mirë.”- deklaron Marjeta Lamaj.

Ajo i bën apel ministrit të Drejtësisë, Presidenti, ministrit të Brendshëm, për zbardhjen e së vërtetës.

“Kërkoj të zbardhet çështja e burrit tim sa më parë, autorin e kanë brenda, nuk e di pse e zvarritin kaq shumë. Fëmijët e mi të dinë ku e kanë babanë. Shpresojmë të jetë gjallë, por dhe frikën e kam të madhe”- deklaron Marjeta Lamaj.

37-vjeçari Ridvan Lamaj rezulton i zhdukur prej qershorit të vitit 2015. Ai dyshohet së u rrëmbye në mes të ditës në bulevardin e qytetit të Sarandës nga një automjet BMW, ngjyrë e bardhë. Përveç arrestimit të Viktor Islamit, policia ka shpallur në kërkim Adrian Ogiçi si dhe një 31 vjeçar me inicialet F.M, si bashkëpunëtor në rrëmbim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat