Vrau shqiptarin, prokurori: 1.8 vite burg policit, 2.5 mln euro familjes

Kronikë e zezë

Vrau shqiptarin, prokurori: 1.8 vite burg policit, 2.5 mln euro familjes

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 15:20
Korab Xheta

Prokuroria e qytetit të Ankonës në Itali ka kërkuar dënimin me 1 vit e 8 muaj burg ndaj policit italian, i cili në natën e 1 shkurtit 2015 qëlloi për vdekje grabitësin shqiptar Korab Xheta 24 vjeç.

Gjithashtu, Prokurori ka vendosur që polici italian duhet të paguaj një dëmshpërblim ndaj nënës e 3 vëllezërve të viktimës në shumën 2 milionë e 500 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Ankonës kur një patrullë policie ka sinjalizuar një automjet Suv të bardhë Mercedes e vjedhur, me në bord 3 persona që sapo kishin kryer një grabitje në komunën e Pian Volpello di Castellone në provincën e Ankonës, Policia italiane është vënë në ndjekje të automjetit, i cili nuk i është ndalur autostopit të tyre.

Pas një shkëmbimi zjarri mes grabitësve e forcave italiane të rendit ka mbetur i plagosur rëndë në kokë Korab Xheta 24 vjeç, i cili më pas është braktisur nga bashkëpunëtorët e tij së bashku me automjetin Mercedes. Pas 4 ditësh agoni, Xheta ndërroi jetë në spitalin e Ankonës. Akuza ndaj policit italian është “vrasje e qëllimshme”, pasi nuk duhej të qëllonte në drejtim të makinës në bordin e së cilës po udhëtoni 3 keqbërësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat