Drogë drejt Italisë nga Gjiri i Lalzit, kapen 255 kg kanabis

Kronikë e zezë

Drogë drejt Italisë nga Gjiri i Lalzit, kapen 255 kg kanabis

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 15:13
Ilustrim

Një person është vendosur në pranga pasi është kapur duke transportuar një sasi prej 255 kilogramë kanabis sativa.

Arrestimi është bërë gjatë ditës së sotme dhe sipas policisë, personi i ndaluar është identifikuar si Denaldo Kollovi, 22 vjeç, lindur dhe banues më Vlorë.

Sipas policisë, Kollovi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 po lëvizte me një makinë në zonën nga Gjiri Lalzit-Kepi Rodonit.

Menjëherë pas këtij njoftimi është organizuar puna dhe në afërsi të Gjirit të Lalzit është konstatuar automjeti tip Iveco me targa AA 912 GN me drejtues shtetasin e arrestuar dhe pronësi shtetasin F. M.

Automjeti është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë për kontroll të imtësishëm.

Nga këqyrja që i’u bë këtij automjeti në pjesën midis karrocerisë dhe kabinës është konstatuar një vend i fshehtë i përshtatur, ku në këtë hapësirë u gjetën dhe u sekuestruan 119 pako të mbështjella me celefon transparent në total me peshë 255 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

F. M. 33 vjeç, banues në Vlorë.

Personi dyshohet se ka përdorur automjetin e tij me targa AA 912 GN për transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Vlorës për në Gjirin e Lalëzit me qëllim më pas transportimin e po kësaj sasie lënde narkotike me mjet lundrimi nga Shqipëria për në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat