Shkatërrohet banda e grabitësve në Itali, tre shqiptarë në pranga

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda e grabitësve në Itali, tre shqiptarë në pranga

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 13:09
Ilustrim

Tre të rinj me origjinë shqiptare janë arrestuar në flagrancë për vjedhje gjatë natës nga policia e Pistoias në Itali, raportojnë mediat lokale, shkruan Syri.net.

Në pranga janë vënë: S.F., 24-vjeç, V.S., 22-vjeç dhe I.F., 22-vjeç. Nën hetim në gjendje të lirë është edhe një rumune 27-vjeçare, e cila është denoncuar për bashkëpunim me shqiptarët.

Banda dyshohet se ka kryer të paktën 5 vjedhje dhe një tentativë vjedhjeje gjatë javëve të fundit në Ponte Buggianese, Pescia, Cascina e Altopascio.

Oficerët e policisë kanë kryer një sërë inspektimesh në një “Renault Clio” e vjedhur në Altopascio më 17 shtaor, dhe e përdorur nga banda për kryerjen e vjedhjeve.

Të arrestuarit u dërguan në burgun e Pistoias, ku do të merren në pyetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat