U kapën me 180 kg drogë dhe 50 mijë euro, mbeten në burg dy shqiptarët

Kronikë e zezë

U kapën me 180 kg drogë dhe 50 mijë euro, mbeten në burg dy shqiptarët

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 11:31
Shqiptarët e arrestuar

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë dje për gjashtë personat e arrestuarpasditen e së mërkurës nga policia italiane në Aprilia, në një aksion ku u sekuestruan rreth 180 kg marihuanë, raportojnë mediat lokale.

Dy prej gjashtë të arrestuarve janë shqiptarë, Adriana Gjoka, 30-vjeçe e Dorian Kasemi, 27-vjeç. Në pranga janë vënë edhe: Giuseppe Di Domenico, 46-vjeç, Carmine Cervo, 20-vjeç, Filippo Martino, 27-vjeç, të tre me banim në Aprilia dhe 48-vjeçari spanjoll Alfredo Rulloi Cartes.

Gjatë aksionit policor, u sekuestruan edhe 50 mijë euro.

Sasia më e madhe e drogës u gjet në një kamion me kashtë me targa spanjolle që drejtohej nga 48-vjeçari spanjoll, ndërsa 1.6 kg marijuanë u gjet nga bastisja e banesave dhe bizneseve të dy italianëve, Filippo Martino e Carmine Ciervo.

Spanjolli Alfredo Rulloi Cartes ka thënë se ka marrë 5.000 euro për të kryer transportin e drogës, si dhe dy celularë për të komunikuar me personat në Aprilia, të cilëve do ti dorëzonte “mallin”.

Ndërsa, dy shqiptarët nuk ka folur para gjykatës, ashtu si Filippo Martino. Ndërkohë, dy italianët e tjerë, Carmine Ciervo e Giuseppe De Domenico thanë se nuk dinin asgjë për drogën. Versioni i tyre është se, ndodheshin në vendngjarje rastësisht dhe kanë tentuar t’ia mbathin kur panë policët e armatosur, pasi i ngatërruan me kriminelë. Tezë, që gjykatësi padyshim që nuk i ka besuar, raportojnë mediat lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat