Po transportonin 15 sirianë, 4 tiranas arrestohen në Kukës

Kronikë e zezë

Po transportonin 15 sirianë, 4 tiranas arrestohen në Kukës

Më: 1 tetor 2016 Në ora: 09:25
ilustrim

Katër persona janë vënë në pranga nga policia pasi janë kapur duke trafikuar refugjatë drejt Kosovës dhe më pas në vende të ndryshme të Europës.

Policia bën të ditur se ka përfunduar në Kukës operacionin antitrafik të koduar “Kaskada”.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve & Trafiqeve, në Policinë Kukës kanë vënë në pranga 4 persona:

1-Gjerard Markaj, 35 vjeç, banues në Tiranë.

2- Riza Hasani, 54 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

3- Shefqet Velaj, 34 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë.

4-Zeqir Bajrami, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi dje në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur “Fushë-Dukagjin”, me drejtim lëvizje Tiranë-Kukës, u kapën në flagrancë, duke transportuar 15 të huaj, siranë, me automjetet e tyre, tip “Volswagen” me targa AA 517 KS, automjetin tip “Benz”, me targa AA 973 GF dhe automjetin tip “Golf”, me targa AA 013 AF, cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonin për në Kosovë, kundrejt fitimit.

Materialet hetimore do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë, për veprën penale” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, në bashkëpunim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat