Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, burri digjet me benzinë, gruaja hidhet nga ballkoni

Kronikë e zezë

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, burri digjet me benzinë, gruaja hidhet nga ballkoni

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 23:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 42-vjeçar shqiptar ndodhet në spital në gjendje të rënë për shkak të djegieve që ka marrë në trup pas një debati me gruan e tij po shqiptare, raportojnë mediat lokale

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në apartamentin e çiftit në rrugën Molino Vecchio, në Gorgonzola (Milano).

Sipas policisë, rreth orës 18:40, burri dhe gruaja (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur) kanë nisur të diskutojnë lidhur me vendimin e gjykatës për ndarjen e tyre.

Burri ka hedhur benzinë (që e mbante në një bidon) në disa dhoma të banesës dhe ka tentuar të spërkasë edhe gruan e tij, një 41-vjeçare, pronare e një kompanie të vogël pastrimi.

Ai ka lagua edhe rrobat e tij me benzinë dhe pavarësisht tentativës së gruas për ta bindur të ndalonte, ka ndezur një çakmak.

Gruaja arriti të shpëtojë duke u hedhur nga ballkoni i katit të parë, ndërsa burri u përfshi nga flakët dhe pas pak sekondash ka dalë dhe ai nga ballkoni.

Çifti ka tre fëmijë, 14, 22 dhe 23-vjeç, të cilët nuk ishin në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat