53-vjeçarja denoncon: 29-vjeçari tentoi të më përdhunojë...ja çfarë i zbulon policia në shtëpi

Kronikë e zezë

53-vjeçarja denoncon: 29-vjeçari tentoi të më përdhunojë...ja çfarë i zbulon policia në shtëpi

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 20:19
Ilustrim

Një 29-vjeçar është në hetim në mungesë me akuzën e tentativës për të kryer marrëdhënie me dhunë me një grua 53-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës. Sipas burimeve zyrtare nga policia, Z.C 29 vjeç dyshohet se gjatë 28 shtatorit ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me 53-vjeçaren me inicialet M.D.

Pas denoncimit të marrë, policia ka bërë edhe një kontroll në banesën e të riut, ku ka gjetur Në 6.7 gr Marijuanë.

Policia ka nisur punën për të mundësuar kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat