Në Skenderaj konfiskohet një armë

Kronikë e zezë

Në Skenderaj konfiskohet një armë

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 15:01
Ilustrim

Në orët e paradites së sotme njësia e hetimeve rajonale në Mitrovicë ka realizuar një urdhër kontroll në një shtëpi dhe objekte përcjellëse, me ç’rast, ka rezultuar me gjetjen e një arme.

Urdhër kontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se në shtëpinë e të dyshuarit D. B. 24 vjeçar, dyshohej për posedim të armës.

 Gjatë kontrollit Policia brenda hapësirave të shtëpisë ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë pistoletë për të cilën personi i dyshuar nuk posedonte leje përkatëse.

Personi i dyshuar pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat