Tirana zgjohet në tmerrin e zjarreve. Digjen dy lokale dhe një banesë

Kronikë e zezë

Tirana zgjohet në tmerrin e zjarreve. Digjen dy lokale dhe një banesë

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 11:38
Ilustrim

Gjatë mesnatës së sotme është përfshirë nga flakët një banesë dy katëshe dhe një lokal në zonen e Kombinatit.  Sipas burimeve të policisë shkak mendohet të jetë bërë shpërthimi i një bombule gazi.
Për fat të mirë ngjarja ka shkuar pa viktima ndërkohë që po punohet për të zbuluar dinamkën e ngjarjes.

Në flakë edhe një restorant në Kinostudio

Përveç rastit të raportuar për zjarrin e rënë në Kombinat një tjetër alarm është ngritur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kinostudios, ku një restorant është përfshirë nga flakët.  Të dhënat e para flasin për një shpërthim bombule, por fatmirësisht pa viktima.  Punonjësot e policisë po hetojnë më tej ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat