Punonjësit e UKT-së zbulojnë armë zjarri në një pusetë

Kronikë e zezë

Punonjësit e UKT-së zbulojnë armë zjarri në një pusetë

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 09:35
Ilustrim

Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimit Tiranë, kanë gjetur një ditë më parë dy armë zjarri. Armët janë zbuluar gjatë pastrimit të një pusete në rrugën “Agim Qarri”, kryeqytet.

Sipas njoftimit të policisë, punonjësit e UKT-së, gjatë pastrimit të një pusete kanë gjetur dy armë zjarri: një pushkë model 56 dhe një automatik, model 56, kalibri 7.62 mm, pa karikator dhe një kuti metalike me fishekë model 56, kalibri 7.62 mm.

Policia ka njoftuar se të gjitha u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat