Sekuestrohet 167 kg hashash, në pranga poseduesi

Kronikë e zezë

Sekuestrohet 167 kg hashash, në pranga poseduesi

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 17:20
Ilustrim

Sekuestrohen në Mirditë 167 kg lëndë e dyshuar  narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas. Në pranga ka rënë shtetasi Marko Tushaj, 40 vjeç, banues në Mirditë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 167 kg lëndë  e dyshuar narkotike  kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat