180 kg drogë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë, 1 spanjoll dhe 3 italianë

Kronikë e zezë

180 kg drogë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë, 1 spanjoll dhe 3 italianë

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 17:06
Ilustrim

Gjatë natës së shkuar, policia italiane komunës së Aprilia në rajonin e Lacios ka ekzekutuar një operacion antidrogë. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre 2 shtetas shqiptarë, një spanjoll si dhe 3 italianë.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë Adriana Gjoka 30 vjeçe dhe Dorian Kasemi 27 vjeç. Ndërkohë policia ka njoftuar se ka sekuestruar 130 kilogramë hashash dhe 50 kg marijuanë. Lënda narkotike ishte e fshehur mes ngarkesës me kashtë në një kamion me targa spanjolle.

Policia italiane ka sqaruar se lënda narkotike ishte e konfeksionuar me letër alumini dhe në çanta të mëdha të zeza. Gjithashtu u sekuestruan dhe 50 mijë euro kesh.

“6 personat janë arrestuar në periferi të qytetit të Aprilias e ka qenë shoqërimi i kamionit nga ana e 3 automjeteve që ka shkaktuar dyshimin e forcave italiane të rendit”, shkruajnë mediat italiane.

Shtetasja shqiptare, Adriana Gjoka udhëtonte me një automjet tip “Opel”, ndërsa 5 personat e tjerë me dy automjete të tipit BMW e “Golf”.

Policia ka shtuar se shkëmbimi i drogës nisi të kryhej në një zonë industriale të Aprilias, ku 6 personat u arrestuan në flagrancë nga forcat italiane të rendit. Ndërkohë akuza ndaj tyre është “Trafik ndërkombëtar i lëndës narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat