Në pranga dy të rinj, falsifikuan karta identiteti për të përfituar kredi

Kronikë e zezë

Në pranga dy të rinj, falsifikuan karta identiteti për të përfituar kredi

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 16:24
Ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 të rinj, të cilët akuzohen se kanë falsifikuar kartat e identitetit për të përfituar kredi.

Ergys Çekani, 24 vjeç dhe Miranda Dashhana, 24 vjeçe, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të falsifikimit, kanë arritur të përfitojnë kredi deri në shumën e 7 mln lekëve të vjetra.

Të rinjve i janë gjetur disa karta identiteti të falsifikuara me emra të ndryshëm si dhe dokumente për aplikim për kredi, çka tregon se ata do të vijonin aktivitetin për të mashtruar bankat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat