Pejë: Arrestohet sepse sulmoi fizikisht doktorin dhe infermierën

Kronikë e zezë

Pejë: Arrestohet sepse sulmoi fizikisht doktorin dhe infermierën

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 16:18
Ilustrim

Dje policia ka arrestuar një person pasi që në shenjë pakënaqësie me trajtimin mjekësor që i është bërë fëmijës të tij, ka sulmuar fizikisht doktorin dhe infermierën.

Infermierja ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjkekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fshati Loxhë, Pejë 28.09.2016-09:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie me trajtimin mjekësor që i është bërë fëmijës të tij nga ana e stafit mjekësor të Qendrës së Mjekësisë Familjare, i njëjti ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht dy viktimat, infermieren -femër K-Shqiptare dhe mjekun – mashkull K-Shqiptar. Viktima femër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat