39-vjeçarja ankohet te vëllai për dhunën e bashkëshortit, sherr mes kunetërish

Kronikë e zezë

39-vjeçarja ankohet te vëllai për dhunën e bashkëshortit, sherr mes kunetërish

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 15:04
Ilustrim

Një bashkëshort ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij në prezencë të vajzës së tyre adoleshente, e si pasojë 39-vjeçarja ankohet tek i vëllai. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në banesën e çiftit, në rrugën “Panorama”, Tiranë.

“Rreth orës 18:00, 42-vjeçari Gëzim Neza ka rrahur bashkëshorten e tij, A. Neza 39 vjeçe. Prezent në këtë skenë të dhunshme ka qenë edhe vajza e tyre, E. Neza, 14 vjeçe”, njofton policia.

Sipas kësaj të fundit, rreth 30 minuta më vonë, në banesën e dhunuesit ka shkuar Artan Hoxha, 36 vjeç, vëllai i A. Nezës, i cili ka rrahur më pas kunatin e tij, Gëzimin.

Policia ka bërë të ditur se pas përleshjes fizike, në banesë kanë shkuar efektivët, të cilët arrestuan Hoxhën dhe Nezën.  Ndërkaq, ndaj gruas së dhunuar është plotësuar një kërkesë padi për urdhër-mbrojtje të menjëhershëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat